MENU
klinika

Deklarohet Vuçiç

‘Në Kosovë asgjë nuk është e jona’

22.12.2018 - 16:13

Presidenti serb dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ne serbët jemi të kënaqur vetëm nëse marrim maksimumin, edhe sa i përket çështjes së Kosovës, kjo nuk do të jetë e mundur, kushdo që të jetë në pushtet”.

Sot, nëse pyes anëtarët dhe funksionarët tuaj, se cila është zgjidhja, cili është kompromisi me të cilin do të ishin të kënaqur, nga asnjëri prej tyre nuk do të marr përgjigje. Ne serbët jemi të kënaqur vetëm nëse marrim maksimumin”, tha Vuçiç, duke folur në Kongresin X-të të Partisë Socialiste (SPS), të Ivica Daçiçit.

Siç raporton media serbe Tanjug, Vuçiç ka thënë se i është mirënjohës SPS për punën e përbashkët me SNS që pozicioni i Serbisë të jetë pak më i fortë, që të mund të luftojnë për të fituar më shumë për popullin serb në Kosovë.

Vuçiç thotë se “kur Ivica Daçiç filloi bisedimet me shqiptarët, nuk kemi pasur asgjë”.

Lërini tregimet e shumë prej tuajve dhe tanëve se gjithçka ishte e jona. Asgjë nuk ishte e jona. Ata kanë vënë kufirin midis Serbisë qendrore dhe Kosovës në Jarinje dhe Bërnjak. Të gjitha ua dhanë atyre. Ua dhanë verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010 se shpallja e pavarësisë [Kosovës] nuk ishte akt ilegal. Ky është turpi më i madh që ia kemi bërë vetës. Dhe sot është e vetmja gjë që për të cilën ekspertët tanë po përpiqen të bëjnë diçka dhe nuk mund ta mbrojmë atë”, tha Vuçiç.

Për të gjitha këto, Vuçiq thotë se “mund të ‘falënderojmë’ disa tipa të papërgjegjshëm në politikë”.

Pyesni Daçiçin çfarë i thanë derisa ata ishin në koalicion – ‘e falënderojmë Zotin që e hoqëm qafe këtë’. Për asgjë nuk kanë menduar, kurse tani janë në gjendje të na predikojnë. Ndërsa tani situata është shumë më e vështirë. Ne, megjithatë, ne nuk kemi asnjë problem për të kryer punë të rënda”, tha Vuçiç. /Konica.al/