MENU
klinika

Transgjinori

Nga femër në mashkull, debuton me fitore në boks

10.12.2018 - 19:25

Nuk dihet se deri ku mund të arrijë, por nisja ka qenë e mirë. Boksieri amerikan Patricio Manuel ka shkruar historinë e këtij sporti. Ai është boksieri i parë transgjinor (nga femër është kthyer në mashkull) që debuton me fitore në boksin profesionist.

Manuel, 33 vjeç, mundi me vendim unanim të gjyqtarëve meksikanin Hugo Aguilar, ndeshje e peshës “super-featherweight”, zhvilluar në Kaliforni. Kjo ishte hera e parë në histori që një boksier transgjinor (ka ndryshuar seksin) të ngjitet në ringun profesionist dhe mbi të gjitha të debutojë me fitore.

Nuk do ta shkëmbej me asgjë këtë gëzim që pata pas këtij triumfi. Kam përjetuar momente shumë të vështira në jetën time, por ia kanë vlejtur të gjitha sakrificat që kam bërë për të ardhur deri këtu”, – tha Manuel.

Manuel patricio

Patricio Manuel, në vitin 2012, ka marrë pjesë në kampionatin amerikan të boksit amator si femër, por një dëmtim në shpatull e nxori “KO” shumë shpejt, duke mos marrë pjesë as në Olimpiadën “Londër 2012”.

Pas disa muajsh ajo nisi trajtimin hormonal për të ndryshuar seks dhe pas disa operacionesh ia doli mbanë, duke marrë edhe liçencën për të dueluar si mashkull. Mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë në duelet e tjera…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit