Menu

Marrëveshja e re e bashkive

Një aeroport në Korçë pas 93 vitesh

05.12.2018

Prefekti i Qarkut Korçë Dhori Spirollari ka organizuar sot një takim me përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror për aeroportin e Lumalasit, një ngjarje e veçantë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Pas 93 vitesh, Korça do të ketë sërish aeroport. Ky projekt është parashikuar të ndërtohet në gjurmën ekzistuese të aeroportit të Lumalasit, investim që shkon në 25 milionë euro.

Të gjitha bashkitë janë bërë pjesë e këtij projekti dhe kanë bërë një marrëveshje për realizimin e tij.

Këto diskutime kanë qenë se si të nisë ky projekt madhor pa pasur paraprakisht investime të mëdha dhe më pas hap pas hapi të sigurohen të ardhura që do investohen drejtpërdrejt në këtë projekt.

Prefektura-Korce-konica.al

Prefekti Dhori Spirollari theksoi se ky takim pikë së pari kishte si arsyetim informimin dhe diskutimin e përbashkët për këtë ngjarje të veçantë.

Për të realizuar projektin me investime të pjesshme duke marrë si shembull edhe aeroportin e Rinasit që ka nisur po njësoj, e më pas të sigurohen të ardhura për t’u investuar në projektin madh.

Sotiraq Filo kryetari i bashkisë Korçë pohon se interesi i bashkisë ka qenë shumë i madh, duke vlerësuar takimin e sotëm për informim dhe sensibilizim të projektit, pasi për të ka një rëndësi shumë të veçantë në zhvillimin e turizmit duke qenë se rajoni i Korçës po tërheq vizitorë çdo ditë dhe më shumë.

Në fillim të viteve 20-të të shekullit të kaluar, në Korçë funksiononin tre aeroporte.

Fluturimet e para civile nga aeroporti i Lumalasit, që ishte më i madhi, nisën në vitin 1925 dhe vijuan deri në 1944. Më pas pista u përdor vetëm për qëllime ushtarake.