MENU
klinika

Mac Miller

Nominim për “Grammy” pas vdekjes!

08.12.2018 - 12:43

Teksa janë publikuar nominimet për çmimet Grammy, pjesë e të cilëve janë edhe Bebe Rexha e Dua Lipa, emri që ka befasuar më shumë është ai i reperit të ndarë nga jeta pak kohë më parë, Mac Miller.

Tre muaj nga vdekja, Miller ka marrë nominimin e parë për “Albumin më të mirë rep” ishte puna e fundit e Miller në studio, “Swimming”.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles nga mbidoza.

Reperi publikoi albumin më 3 gusht dhe ishte planifikuar që të bënte një turne në tetor.

Zbulohen detaje tronditëse për vdekjen e Mac Miller

Ish i dashuri i Ariana Grandes përballet me “Invasion of Privacy” të Cardi B, “Victory Lap” të Nipsey Hussel, “Daytona” të Pusha T dhe “Astroëorld” të Travis Scott.

Çmimet Grammy 2019 do zhvillohen më 10 shkurt në CBS.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-i dashuri i Grande

Droga vret reperin e famshëm