MENU
klinika

Ish i dashuri i Ariana Grande

Zbulohen detaje tronditëse për vdekjen e Mac Miller

14.09.2018 - 10:32

TMZ ka zbuluar detaje të tjera tronditëse nga vdekja e reperit Mac Miller, i cili ndërroi jetë të premten e 7 shtatorit.

Një natë parë ndarjes nga jeta, Mac Miller kishte organizuar një festë të madhe në shtëpinë e tij, ndërsa qëndruan deri në orët e para të mëngjesit.

Sipas burimeve pranë policisë, kanë njoftuar për “TMZ” se Miller kishte ndërruar jetë shumë orë përpara se oficerët e policisë të gjenin trupin. Ata shkuan në apartamentin e tij pasi dikush kishte njoftuar se 26-vjeçari nuk merrte dot frymë.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se pranë tij ishin gjetur sasi të lëndëve narkotike, pavarësisht se policia është përpjekur që t’i fshehë gjurmët. Megjithatë rezultatet e vërteta do i tregojë autopsia e cila pritet të dalë së shpejti.

Reagime të forta patoi nga fansat e reperit pasi mësuan lajmin tronditës. Ata akuzuan këngëtaren Ariana Grande, ish-e dashura e tij, se kishte ndikuar në vdekjen e Miller.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-i dashuri i Grande

Droga vret reperin e famshëm