MENU
klinika

Rrëfehet këngëtarja

“Nuk ekzistoj pa të”, Jonida Maliqi flet për mashkullin e jetës…

31.12.2018 - 14:40

Jonida Maliqi, këngëtarja e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2019, ka dhënë një intervistë së fundmi për “Prive” kur ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj personale.

Pas ndarjes nga bashkëshorti këngëtarja ka folur për të vetmin mashkull që e bën të ndihet si mbi re, dhe bëhet fjalë për djalin e saj Danin.

E ftuar në “Prive”, Jonida u shpreh se pa të nuk ekziston. “Lum ajo që ka fatin të jetë nënë. Më vjen keq për ju baballarët, por ndjesia e nënës përpara krijesës së saj nuk ka të krahasuar. Unë pa Danin nuk frymoj dot, pa Danin nuk ka ajër, pa Danin s’ekzistoj. Në momentin që ka lindur Dani, kam kuptuar që ekzistenca ime vlen dhe është ai që më mbush dhe në ditët më “down”.

Është ai që kur lumturohem, më çon në qiellin e shtatë. Është ai që më mban me këmbë në tokë, që të mos bëj gabime. Është ai që më frymëzon të eci përpara. Domethënë Dani është ëngjëlli im,”- është shprehur ajo dhe me siguri të gjitha nënat e kuptojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN