MENU
klinika

Kompania në garë

Oferta/ 8 mln euro për Aeroportin e Kukësit

22.12.2018 - 13:01

Teksa përfundon afati për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomikë për dhënien me konçesion/ppp të Aeroportit të Kukësit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se ofertë për këtë procedurë ka paraqitur, një operator ekonomik.

Bëhet fjalë për bashkimin e shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, e cilas sipas MIE në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve, nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp, do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk.

aeroporti i kuksit-konica.al

“Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik.

Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.” thuhet në njoftimin e MIE.

Ndër të tjera, Në njoftim theksohet se komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim shoqërisë dhe bën të ditur se oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është: Total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorit konsorciumi Kastrati- T.M.D Systems

Hapet gara për aeroportin e Kukësit

Kryeministri ngroh tifozët

Edi Rama: Stadium model për Kukësin