MENU
klinika

Zona ekonomike

Pacolli: Mediat serbe devijuan deklaratën time

06.12.2018 - 16:01

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas raportimeve të mediave serbe për deklaratat e tij në Gjermani lidhur me një zonë ekonomike për veriun e Kosovës.

Pacolli përmes një publikimi në Facebook ka thënë se mediat serbe kanë devijuar qëllimshëm deklaratat e tij.

Mediat serbe qëllimshëm devijojnë deklaratën time lidhur me idenë time të themelimit të zonës ekonomike në pjesën veriore”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i Pacollit

Mediat serbe qëllimshëm devijojnë deklaratën time lidhur me idenë time të themelimit të zonës ekonomike në pjesën veriore.

Ideja ime nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike që përfshin proporcionalisht territor nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë. Natyrisht në këtë mënyre vendoset kontroll në pjesën ku sot lulëzojnë bandat dhe krimi. Ekonomikisht vetëm kështu mund të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

Lajmi origjinal është në Deutsche Welle, andaj ftoj mediat tona që të referohen në mediumin gjerman dhe jo lejmin e shtrembëruar nga mediat serbe ta publikojnë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Limaj do drejtojë ekipin negociues

Bisedimet me Serbinë/ Thaçi pro emërimit të ri

Përmbledhja ditore e rajonit

A do të ketë Dejton të ri për Kosovën?