MENU
klinika

Deri në 400 mijë lekë në muaj

Pagat e reja të gjyqtarëve

04.12.2018 - 08:58

Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, rrogat për gjyqtarët dhe prokurorët sipas ligjit të ri, do të nisin nga 177 mijë lekë/muaj për të shkuar deri mbi 250 mijë lekë. Shtesa mbi pagën do të jetë 5% dhe 10% e pagës bruto mujore.

Shpërblimet shtesë për sigurimin e detyrueshëm të jetës për vete, për familjen dhe pronën do të arrijnë në masën 5 mijë lekë në muaj, shpërblimi shtesë për rritjen dhe edukimin e fëmijës 5% të pagës fillestare bruto të punonjësit në sistemimin e drejtësisë, për fëmijë deri në moshën 18 vjeç.

Duke llogaritur shtesat për vjetërsi pune, përqindjen për çdo fëmijë nën 18 vjeç, shtesën prej 40 % të pagës për delegimin, vështirësitë etj., paga e një gjyqtari dhe prokurori i afrohet kuotës së 400 mijë lekëve në muaj.

Sipas përllogaritjes një magjistrat del në pension mesatarisht në moshën 65 vjeç dhe kur është edhe koha e studimit në magjistraturë prej tre vjet konsiderohet si periudhë shërbimi, periudha mesatare e shërbimit është 40 vjet dhe për ata magjistratë që dalin në pension 70 vjeç kjo periudhë shërbimi është 45 vjet. Sipas përcaktimit të projektligjit për çdo vit shërbimi përfitohet 1.5 % e pagës si pension suplementar dhe masa shkon në 60 % të pagës për 65 vjeç dhe 67.5 % të pagës për 70 vjeç.

Reforma në Sistemin e Drejtësisë do t’u kushtojë shtrenjtë xhepave të qytetarëve shqiptarë. Në projektbuxhetin e vitit 2019, është parashikuar një fond prej 2.5 miliardë lekësh, afërsisht 25 milionë dollarë, për financimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

6.8 miliardë dollarë janë marrë në tregun e brendshëm

Borxhi 12 Mld Usd, Qeveria sytë nga shqiptarët

Raporti i Oxfam/ Skema të pasigurta, të paprovuara

BBC: Synimet zero neto ‘joreale’

Gjendja e Bankës së Shqipërisë dhe projeksionet

Sejko: Një ecuri e plogësht e tregut të punës

Nga Financial Times/ Mbi 16 trilionë dollarë

Aksionet globale të borxhit me rendiment negativ