10.12.2018 - 18:03
Fotoja e parë e kometës 46P/Wirtanen, e pagëzuar ‘Kometa e Krishtlindjeve 2018’, është realizuar në Itali dhe më saktë nga Osservatorio Astronomico iRighi në Genova.
Pamjet janë realizuar nga Marina Costa dhe Walter Riva nëpërmjet një teleskopi William Optics me një diametër 98 milimetra dhe një kamer Sony Alpha 7S full-frame.
Bëhet fjalë për një pozicion të vetëm prej 120 sekondash në ISO 2000. Fotot më të mira të kometës së Krishtlindjeve mund të regjistrohen nga 12 deri në 16 dhjetor 2018.