MENU
klinika

Vizita në Ballkan

Papa Françesku do ta vizitojë Maqedoninë

13.12.2018 - 17:06

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, me 7 maj 2019 do të vizitojë Maqedoninë.

Shenjtëria e tij, Papa Françesku, duke pranuar ftesën e autoriteteve më të larta të shtetit dhe Kishës Katolike, do të realizojë takim në Republikën e Maqedonisë, më 7 maj, ku do të vizitojë Shkupin, vendlindjen e Nënës Terezë”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar.

Para Maqedonisë, Papa Françesku nga 5 deri 7 maj do të jetë në Bullgari, ku do të vizitojë qytetin e Sofjes dhe Rakovski.

Kjo është vizita e parë e një kreu të Kishës Katolike në Maqedoni. /Konica.al/