MENU
klinika

Hapësira

Përfundon misionin, ekuipazhi i ISS kthehet në Tokë

20.12.2018 - 17:01

Tre anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës ISS u kthyen në Tokë pasi përfunduan misionin e tyre prej 197 ditësh qëndrimi atje.

Komandanti gjerman, Alexander Gerst, astronautia amerikane, Serena Aunon-Chancellor, dhe kozmonauti rus, Sergei Prokopyev, u ulën në tokë të enjten me anijen e tyre kozmike Soyuz në një bazë në rajonin Zhezqazghan të Kazakistanit.

Ata qëndruan në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës për të kryer disa eksperimente.

Më 11 dhjetor, Kononenko dhe Prokopyev ecën në hapësirë dhe morën mostra jashtë Stacionit. Gerst ia dorëzoi komandën e Stacionit, rusit Oleg Kononenko.

Ky i fundit, Anne McClain nga Shtetet e Bashkuara dhe David Saint-Jacques nga Kanadaja arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në fillim të dhjetorit dhe do të qëndrojnë atje për gjashtë muajt në vijim.