Studentët kanë shkuar drejt Zogut të Zi për të bllokuar rrugën, ndërsa një pjesë tjetër po qëndron tek Ministria.
Vetëm dy minuta para ultimatumit që studentët i kanë dhënë Edi Ramës, ka pasur një shkëputje valësh duke u ndërprerë interneti dhe duke mos pasur mundësi transmetimi live per disa minuta.
Ndërkohë në orën 16:00 kur dhe ka përfunduar ultimatumi i vendosur prej tyre, ende nuk ka një reagim nga qeveria.
Sakaq, disa nga studentët me megafon, bëjnë thirrje për të mos pasur trazira dhe përshkallëzim të protestës, duke kërkuar që të mos ketë dhunë.
Disa nga studentët kanë gjuajtur me vezë dhe bidona drejt ministrisë.
Një nga studentët ka dalë me megafon dhe ka bërë thirrje që reshti i parë i tyre të jetë vetëm nga femra që të mos ketë dhunë.
Ende nuk dihet se çfarë do të bëjnë studentët, por thirrjet kanë qenë për t’u drejtuar tek Zogu i Zi, për të bllokuar rrugën në Tiranë.
Deri më tani ata vijonë të qëndrojnë pranë Minstrisë, ndërsa kanë shpërthyer në ovacione teksa kanë parë të ndizen dritat në zyrat e Ministrisë.