MENU
klinika

Në Universitetin e Arteve

Prenk Jakova rierdhi në “Legjenda, poezi e tinguj”

20.12.2018 - 15:09

Në kuadër të vitit jubilar të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Universitetin e Arteve në Tiranë në mbrëmë u shfaq koncerti “Legjenda në poezi e tinguj”.

Mbrëmja koncertore me Ansamblin e Harqeve të Universitetit të Arteve, me solisitët Fatma Spahiu në piano, Dardan Osmani në violinë, Idlir Shyti në cello dhe bas Sokol Hidershaj sollën për publikun shumë emocione nga pjesë të kompozitorëve shqiptarë.

Në Koncert ishte pjesëmarrës edhe violinistit Fatos Bardulla, në poezitë nga Gëzim Rudi kushtuar heroit nga Pier Ronsard, Fan Noli, etj.

Në këtë Koncert mbrëmje u interpretuan arie të Operas ”Skënderbeu” të Prenk Jakovës, sonata ”Ephistoricus” për violinë e pianoforte nga Artan Liçaj, Isak Shehu, temë e variacione për orkestër harqesh, Çesk Zadeja temë e variacione për pianoforte e harqe.

Veprat e krijuara nga kompozitori Prenk Jakova admirohen dhe vlerësohen, janë vlerësuar nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. Ai pati dhe shumë presion në punën e vet si kompozitor nga sistemi i dikurshëm komunist.

Jetëshkrimi  e Prenk Jakovës

Prenk Jakova lindi në Shkodër në vitin 1917 me prejardhje të familjes nga Gjakova. Ai është një nga figurat më të shquara të artit shqiptar si arsimtar, muzikant, instrumentist, kompozitor dhe me një origjinë nga një familje partiote.

Ai është themeluesi i gjinisë së operës së parë kombëtare shqiptare, “Mrika” dhe veprës së “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Ai është shumë popullor edhe me krijime romantike si romanca e cantata, këngë të ndryshme. Ishte një kompozitor që krijoi me sukses romanca, kantata dhe këngë si “Syrin tek qershia” dhe “Margjelo” që identifikohen ndryshe si këngëve popullore moderne shumë të preferuara për publikun e sidomos Shkodrën. Ai dha kontributin e vet në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat.

Jakova ndoqi shkollën fillore në vitet 1924-1929 dhe më pas vijoi në liceun ‘’Illyricum’’. Më pas më 1935 ndjek liceun në gjimnazin e përgjithshëm të Shkodrës.

Që në shkollë dallohet për aktrim në shoqëritë teatrore Bogdani dhe Vllaznia. Me pjesëmarrjen e tij në bandë e shkollës dhe më vonë në bandën e qytetit dhe Prenk Jakova qe klarinetisti i saj ku dhe shkruante motive muzikore, këngë popullore të marrë nga tabani popullor.

Shokë të tij në atë kohë ishin edhe Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni. Jakova nisi më vonë të kompozojë marshe dhe kantata në qytetin e tij.

Më 1940 Jakova u transferua në Shkodër, ku shkroi pjesë muzikore për fëmijë dhe operetën me dy hapje ‘’Kopshti i Xhuxhmaxhuxhëve’’.

Vitin shkollor 1941-1942 Jakova ishte mësues në Katërkollë të krahinës së Krajës, sot në Mal të Zi. Më 1942 shkoi të studionte klarinetë në Akademinë Kombëtare të Shën Çiles në Romë, studime që i përfundoi shkëlqyeshëm.

Fundi i vitit 1944 Prenk Jakova mori pjesë në lëvizjen nacionaçlirimtare. Në 1 dhjtor 1958 u shfaq vepra “Mrika”, e cila erdhi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, në teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Në 1968 kompozon opera e dytë e Prenk Jakovës, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Regjimi komunist i asaj kohe e detyron të përpunojë disa pjesë të saj.

Jeta e tij ishte tragjike nga streset që iu paraqitën në vitin 1969 si presion i jashtëzakonshëm nga sistemit komunist. Kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës.

Prenk Jakova la një vepër të pasur dhe padyshm është një nga virtyozët e rrallë shqiptarë, është një nga kompozitorët më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe një legjendë e muzikës shqiptare.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit