MENU
klinika

Dosja 'Xhisiela'

Prokuroria kërkon 1 vit burg për Rexhep Rrajën

13.12.2018 - 16:00

Dosja ‘Xhisiela’ vijon të mbetet e hapur  në Prokurorinë e Krujës, e cila ka kërkuar një vit burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ndonëse, Rexhep Rraja i ka mohuar të gjitha akuzat, vijon të jetë i akuzuar për përndjekje dhe dhunim ndaj ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

Avokati i Rrahaman Rrajës, ka kërkuar gjykim të shkurtuar, duke mos pranuar akuzën e përndjekjes për klientin e tij.

REXHEP-RRAJA konica.al
REXHEP-RRAJA konica.al

Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Ngjarja bëri bujë në media dhe më pas Xhisiela Maloku ka mohuar të gjitha akuzat për ish-të dashurin e saj, duke thënë se nuk e kishte dhunuar dhe se kishin marrëdhënie të mira.