MENU
klinika

Qytetet në protestë

Protesta në Shkodër, qytetarët bllokojnë qarkullimin

14.12.2018 - 17:13

Qindra qytetarë të Devollit kanë dalë sërish sot në protestë duke bllokuar aksin kryesor që lidh qytetin e Bilishtit me Korçën.

Në protestë marrin pjesë qytetarë, biznese të vogla dhe fermerë të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës, të energjisë elektrike si dhe ndihmë për fermerët e njohur të kësaj zone.

Qytetarët e Devollit shprehen të vendosur në protestën e tyre, ndërsa me ta janë solidarizuar edhe shoferët e makinave.

Protesta po zhvillohen edhe në Shkodër, ku pavarësisht motit me reshje shiu, qytetaret kane vendosur të protestojnë për të katërtën ditë me radhë kundër kushteve te vështira ekonomike, rritjes së çmimit të naftës dhe rritjes së taksave.

Moti me shi nuk i ka penguar protestuesit që të bllokojnë sërish hyrjen e qytetit të Shkodrës.