MENU
klinika

Marshimi i studentëve

Protestat/ Studentët bllokojnë zonën e ’21 dhjetor’

18.12.2018 - 11:38

Studentët kanë nisur sërish sot marshimin protestues në ditën 14-të të protestës.

Studentët e Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit kanë bllokuar rrugën tek zona e “21 dhjetorit”.

Një ditë më parë studentët lajmëruan se do të mblidhen sërish për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ata kanë njoftuar se do të mblidhen pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Ata vijojnë të shprehen se nuk duan dialog por se kusht i tyre është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama.

Kërkesat e studentëve:

1. Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.