MENU
klinika

Po në Shqipëri?

Pse në Azi, konkurenti yt nuk do që ti të vetëvritesh?

13.12.2018 - 17:31

Vetëvrasja është një dukuri e pranishme jo vetëm në shoqëritë tradicionale, por edhe në ato moderne, bashkëkohore. Madje në këto të fundit ka përhapje më shqetësuese. 

Për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koefiçenti i vetëvrasjeve nga viti 1999 deri në vitin 2014 u rrit me 24%. Në çdo shoqëri shkalla e vetëvrasjeve është më e lartë ndër meshkujt se ndër femrat.

Në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës koefiçenti i vetëvrasjeve ishte 25.8 ndër meshkujt e bardhë, domethënë rreth 3 herë më i lartë se ndër femrat e bardha (7.5), ndërkohë që një tregues i tillë për meshkujt dhe për femrat afro-amerikane ishte përkatësisht 9.7 dhe 2.1.

Në shoqëritë perëndimore, tradicionale dhe të ditëve tona, vetëvrasja ishte dhe është rrjedhim i pakënaqësisë së skajshme ndaj situatave ekonomike, politike, shoqërore të përkeqësuara, ishte dhe një shprehje e zhgënjimit të thellë ndaj rrjedhës së jetës vetjake ose të shoqërisë.

Ndërsa në kulturën tradicionale kineze, vetëvrasja simbolikisht shprehte pamjen më të skajshme të hakmarrjes ndaj konkurentëve në ushtrimin e zejeve dhe sidomos në veprimtarinë tregtare. 

Duke u shprehur për këtë dukuri në udhëpërshkrimet e tij për Kinën e viteve 20-30 të shekullit XX, shkrimtari Niko Kazanxaqis, ndër të tjera ka theksuar : «Dy tregtarë rivalizojnë, njëri që e ndjen se do humbasë, shkon dhe varet në dyqanin e kundërshtarit të tij, kështu shkatërrohet dhe kundërshtari.

Një tjetër humbet të vetën dhe kërkon të shqyrtohet, por e keqja është se shkon dhe ai e vritet në prag të hakmarrësit të tij. E drejta shqyrtohet dhe thuajse gjithmonë gjyqtarët, të goditur nga lavdia që merr i vrari, i japin të drejtë. Mjeti më i zakonshëm i vetëvrasjes është varja, pastaj vjen mbidoza e hashashit dhe brisku.

Dhe ai që vetvritet, për të qenë i sigurt se vdekja do të shkatërrojë armikun e tij, shkruan mbi lëkurë fjalët e vetëvrasjes dhe denoncon shkakun, e kështu kinezi dridhet si do të hakmerret ndaj tij.

Një natë dikush grabiti një fshatar, i rrëmbeu çantën dhe iku. 

«Të të vijë keq! – thirri fshatari. – Ma jep bugin tim! ». 

Por vjedhësi rendi me të katra.

«Të të vijë keq, – thirri përsëri fshatari. Po nuk ma ktheve bugin do të vras veten! 

I tronditur, vjedhësi u kthye menjëherë mbrapsh dhe ia ktheu bugin fshatarit.

Kësisoj, në shoqërinë tradicionale kineze, shumë vetëvrasje përcillnin stres më shokues ndër familjarët dhe të afërmit e konkurentit se ndër familjarët dhe të afërmit e viktimës.

Vetëvrasja e konkurentit përgjithësisht përjetohej si akti më shkatërrues nga zanatçinjtë, profesionistët e sidomos tregtarët në shoqërinë kineze deri në prag të Luftës së Dytë Botërore.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!