Pse mos me u ba lahuta brand kulturor serb në UNESCO kur:
1) Institutet albanologjike n’Tiranë e Prishtinë nuk janë në gjendje as nji abstrakt me e shkrue në anglisht bri artikujve që botohen napër buletine «shkencore».
2) Instituti Albanologjik në Prishtinë ka si drejtor nji muslimc, shembullin e të cilit e ndjekin krejt punonjësit e institutit tu shkue napër xhuma. I njejti gjan kohë që mos me e lejue vendosjen e nji busti të Anton Çetës se nuk ishte mysliman.
Me përvetësimin e lahutës si aset ekskluzivisht serb në UNESCO nuk âsht se ka me u zhba krejt ajo krijimtari e gjallë mijëravjeçare e nji populli që nuk shkroi kurrë rrëfimin e tij, por e përjetësoi në epikë, në vjershërimin gojor.
As nuk ndryshohet dëshmia e Strabonit për kulturën vibrante të dardanëve që përdornin «vegla frymore e me tela» (χρώμενοι καὶ αὐλοῖς καὶ τοῖς ἐντατοῖς ὀργάνοις).
Dhe as nuk ndryshohet e vërteta që bardët lahutarë, shqiptarë muslimca, shkonin në Bosnjë me këndue sërbisht për audiencat e atjeshme.
Kur erdhi homerologu Milman Parry me ba zhbirime për të knuemit epik në Ballkan, ai u mrekullue prej Avdo Megjedoviçit (1875-1953), lahutar nga Bjello Polja në Mal të Zi.
Teksa po e regjistronte nji kangë prej mijëra vargjesh që e knonte Avdo, gjatë daktilografimit studiuesi nga Harvardi disa fjalë i shënoi si «lapsus lingua» ose «lapsus calami».
Këto fjalë të nënvizueme, sipas Perrit, ishin në shqip. Gjatë bisedës, lahutari me nam kishte thanë se «nuk di si ta them në këtë gjuhë!», gja që nënkupton se Avdo, që vinte prej nji zone dygjuhësore ku rrethpritej shqipja e serbishtja, e përkthente landën epike nga shqipja në serbisht (dialektet e Bosnjes).
Ma e fundbotshme sesa gjithçka tjetër âsht se shqiptarët po e kryejnë nji suicid kulturor, tu u shkëput prej nji trashëgimie unike kulturore e tu e përqafue nji fe, nji mënyrë jetese të re, nji uniformitet islamik ku krejt kultura shihet si reminishencë e panevojshme e «xhahiletit» (kohës para Islamit).