MENU
klinika

Publikon videon

Rama për studentët: Jemi e para qeveri që mendoi për kushtet e tyre

07.12.2018 - 21:24

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t;ju përgjigjet studentëve në lidhje me kërkesën e tyre për përmirimet e kushteve në konvikte, me anë të një videoje.

Në video Rama thekson se, financimi prej 18.8 milionë eurosh nga qeveria gjermane për përmirësimin e kushteve të godinave studentore, është financimi i parë serioz i siguruar më parë nga ndonjë qeveri, për të përmirësuar kushtet e jetesës për studentët.

Në postimin e kryeministrit në rrjetet sociale të videos, shihet qartë transformimi që po pësojnë godinat studentore nga financimi prej 18.8 milionë eurosh, ku sipas tij, është edhe investimi i parë serioz që ka ndërmarrë më parë ndonjë qeveri.

rama twitter-konica.al
rama twitter-konica.al

“Meqë jemi e para qeveri që është kujtuar për konviktet e studentëve (kohë më parë), kemi siguruar financimin 18.8 mln € nga qeveria gjermane, kemi nisur investimin e parë serioz qysh prej vitit 1990 për godinat studentore, thashë t’ua ve përpara syve këtë video të sotme, të gjithë atyre që dje u dukej si lodër 3D postimi i kantierit të Rilindjes së Qytetit Studenti”.

Nga fondi, pritet që godinat studentore të pësojnë një transformim rrënjësor, si në hapësirat e jashtme, ashtu edhe në ato të brendshme, duke bërë më të favorshme kushtet e jetesës për studentët.

“MEQË JEMI E PARA QEVERI QË ËSHTË KUJTUAR PËR KONVIKTET E STUDENTËVE (KOHË MË PARË), KEMI SIGURUAR FINANCIMIN 18.8MLN € NGA QEVERIA GJERMANE, KEMI NISUR INVESTIMIN E PARË SERIOZ QYSH PREJ VITIT 1990 PËR GODINAT STUDENTORE, THASHË T’UA VE PËRPARA SYVE KËTË VIDEO TË SOTME, TË GJITHË ATYRE QË DJE U DUKEJ SI LODËR 3D POSTIMI I KANTIERIT TË RILINDJES SË QYTETIT STUDENTI”