MENU
klinika

Protestat e studentëve

Rama reagon nga instagrami, studentët: Prano kërkesat

17.12.2018 - 12:00

Pak pasi kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje nga Instagrami që të ulen në dialog, studentët i janë përgjigjur nga poshtë zyrës së tij.

Gjatë fjalës së saj, një prej protestuesve i bëri thirrje kreut të qeverisë që të pranonte kërkesat e studentëve, ndërsa shtoi se ishin të gatshëm për dialog.

 

Ajo i sugjeroi Ramës që ky i fundit të merrte një mikrofon dhe nga Kryeministria të pranonte publikisht miratimin e 8 kërkesave të tyre.

Ne jemi gati ta bëjmë dialogun, por s’na merr të gjithëve kryeministria. merrni mikrofonin dhe na flisni. Thoni se keni plotësuar kërkesat tona. Dhe shkarkoni rektorët e korruptuar, meqë dhe ju e thatë se ata ishin të korruptuar”, tha studentja.