MENU
klinika

Detajet

“Rama s’je i mirëpritur”, studentët vijojnë dhe sot protestën

19.12.2018 - 08:40

Protesta ka hyrë sot në ditën e saj të 16.

Studentët kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, ndërsa kanë lajmëruar që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi universitar.

Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor! Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera. Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!”, thuhet në njoftimin e studentëve në rrjetet sociale.

Ndërkohë të tjerë studentë kanë lajmëruar se do të mblidhen në tryeza diskutimi, për të vendosur për ecurinë e aksionit të tyre. Njoftimet janë bërë në rrjetet sociale duke vendosur hashtagun “Rama nuk je i mirëpritur”.