MENU
klinika

Protesta e studentëve

Rama: Vetë universitetet kërkuan tarifën për mbetësit

05.12.2018 - 17:10

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së studentëve në lidhje me vendosjen e tarifës për provimet e mbartura.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet.

Statusi i Ramës:

Thjesht e vërteta:

1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti

2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014

3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet

4.Efekti i VKM nis vitin tjetër

5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM.