MENU
klinika

Nga Ferrari te Mercedes...

Reperi shqiptar zbulon koleksionin e makinave

03.12.2018 - 18:36

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka publikuar një video të shkurtër në llogarinë e tij të “Instagramit” ku ka zbuluar koleksionin e makinave të tij.

Të paktën në videon e shkurtër duket një Ferrari dhe disa “Mercedes”. Derisa t’i kesh këto, nuk do ta kthej ‘dissin’, 2008-2018”, ka shkruar Noizy në përshkrim.

Noizy njihet si një fans i makinave shpesh poston edhe foto me makina luksoze në profilet e tij në rrjetet sociale, duke i ndarë me mijëra ndjekësit e tij.

Ndërkohë, kënga e fundit e publikuar nga reperi, në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, ka arritur deri tani të marrë gati 10 milionë klikime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN