MENU
klinika

Emri

Roskovec/ Aksidentohet për vdekje kalimtari

31.12.2018 - 14:29

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 63 vjeçari ka ndodhur sot në Roskovec.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kuman, ku një automjet tip ‘Pezho’ ka përplasur në mënyrë fatale një kalimtar.

Raportohet se një automjet ka aksidentuar një kalimtar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Baki Shahu, 63 vjeç.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Në datën 31.12.2018, rreth orës 13:15, në fshatin Kuman, Roskovec, shtetasi B.D, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Pezho” ka përplasur shtetasin këmbësor B.Sh, 63 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall