MENU
klinika

Vendimi i prokurorisë

Sarandë/ Arrestimi i policit grek, jepet masa ndaj tij

09.12.2018 - 14:37

Marios Gogolos, efektivi i policisë greke i arrestuar dje nga policia e Sarandës të lihet i lirë. Kjo është kërkesa e Prokurorisë.

Organi i akuzës ka kërkuar sot nga gjykata që arrestimi i 35-vjeçarit të cilësohet i ligjshëm dhe ndaj të tij të jepet masa e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

Shoqëruesi i Vasilis Jojaka, deputet i Demokracisë së Re, u ndalua dje në postbllokun e Kranesë në Sarandë, teksa shkonin për në Bularat, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Kostandino Kacifas, 40 ditë pas ndarjes së tij nga jeta.

Gogolos, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie në Igumenicë është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor ‘Sarandë-Gjirokastër’, në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, sipas burimeve nga pala greke, badigardi deklaroi në kufi se kishte me vete armën e tij, ndërsa Policia shqiptare deklaron se ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.

"Do bëjmë realitet edhe mbylljen e procesit të AMTP-ve"

Himarë/ Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!