MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Serbi/ Anëtarësimi në BE, kusht njohja e Kosovës

23.12.2018 - 17:00

Serbi

Gazetari dhe analisti serb i çështjeve politike e ushtarake, Miroslav Lazanski, duke analizuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ajo nuk përmban asgjë të jashtëzakonshme.

Ai theksoi se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje për të kuptuar plotësisht dhe çfarë kishte shkaktuar gjithë atë armiqësi të Perëndimit ndaj Serbisë dhe serbëve në fillim të viteve ’90-ta.

Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për mesazhet e publikuara në media të deputetëve të PSD-së me pjesëtarë të koalicionit qeverisës. Ai tha se 12 deputetët e PSD-së u blenë nga presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Në mbledhjen e 35-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti tha se kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së.

Maqedoni

Deri ditën e martë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit do të mund të paraqesin kërkesat për amnisti deri tek Gjykata Penale. Paraqitja e kërkesave për amnisti ka filluar që nga dita e premte.

Të akuzuarit mund të paraqesin kërkesat në Gjykatë personalisht ose dhe me postë. Pas skadimit të afatit për paraqitjen e kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë afat prej pesë ditësh për t’u përgjigjur se kush do të falet dhe kush jo.

Serbi

Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për dialogun me Serbinë, ku është caktuar edhe ekipi i ri negociues, i prirë nga kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, thotë se nuk ka asnjë indikacion se formati i dialogut Kosovë-Serbi mund të ndryshohet dhe shtoi se Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet, por jo derisa të hiqet taksa për mallrat serbe.

Në pyetjen nëse Fatmir Limaj është i pranueshëm për negociata me Serbinë, ai tha “sigurisht së nuk është”.

Daçiç Shqipëria e Madhe Bota ka ndryshuar

Maqedoni

Nga partia në pushtet kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në se gjatë qeverisjes së tyre e kanë shtrenjtuar energjinë elektrike për 100 për qind.

Nga LSDM thonë se kjo ishte shkaktari kryesor për rritjen e ndotjes së ajrit. /Konica.al/