MENU
klinika

Formimi i ushtrisë së Kosovës

Serbia kërkon mbledhje urgjente të OKB-së

14.12.2018 - 15:56

Serbia do të kërkojë mbajtjen e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-s për siç thonë shkeljen më brutale të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-s, me vendimin e Kosovës për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Ky është kërcënimi më direkt i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe ndaj sigurisë së popullit serb që jeton në Kosovë”, ka thënë Daciç.