MENU
klinika

Ceremonia e marrëveshjes

‘SHBA po organizon nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi’

30.12.2018 - 10:33

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur gatishmërinë për të organizuar një ceremoni për të nënshkruar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetën Politika, ai u pyet nëse do të ketë ndonjë rezolutë tjetër që në Këshillin e Sigurimit do ta zëvendësonte Rezolutën 1244 dhe se nëse mund të bëhet para se të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë.

I pari i diplomacisë serbe u shpreh se një rezolutë e re që do të zëvendësonte 1244 do të bëhet vetëm kur të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshimi i Kushtetutës është çështje e brendshme e Serbisë. Në këtë pikë ne nuk e dimë se nëse do të merremi më këtë çështje në vitin 2019”, u shpreh ministri serb.

Daçiç foli edhe për dialogun ku ritheksoi se duhet të tërhiqet taksa për të vazhduar tutje.

Në tërësi situata nuk është një perspektivë që mund të presim një dialog të suksesshëm vitin e ardhshëm”, tha Daçiç. /Konica.al/