Menu

Bëhet edhe gliko

Shërben si ilaç kundër reumatizmit!

06.12.2018

Mareja është një shkurre e egër, gjithmonë e gjelbërt dhe rritet si tufë, e cila rëndom rritet edhe si dru, deri në 10 apo 12 metra.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Është e përhapur në shumë në zona malore dhe kodrinore, apo bregdet, në lartësi. Ka gjethe të kuqerremta me bisht të shkurtër. Me lule të bardha, mareja prodhon fruta të kuqe si luleshtrydhe, të ëmbla, që hahen dhe përdoren për gliko, etj.

Në mjekësinë popullore, është e njohur me gjethet e saj në gjendje të tharë (në hije), si edhe rrënjët, por këto të fundit përdoren më rrallë.

Fruti i maresë njihet dhe tregtohet në pjesën më të madhe të vendit tonë , megjithatë vlerat e këtij fruti e sidomos mjaltit të përftuar prej saj , nuk njihen nga shumica e konsumatorëve.

Më poshtë do t’ju njohim me vlerat e mjaltit të maresë:

Mjalti i maresë ka veti të çmuara kurative. Nder shekuj ai është përdorur si detoksifikues për mëlçinë, diuretik, anti-asmatik, antiseptik veçanërisht për rrugët urinare dhe për të përmirësuar qarkullimin.

Ai njihet vetëm në zonat mesdhetare si Shqipëria, Portugalia, Italia, Korsika dhe Greqia. Ky mjaltë dallon për një shije veçanërisht të freskët, por edhe pak të hidhur. Mjalti i maresë përmban një acid fenolik të quajtur Acid Homogentisik, i cili ka forcë antioksiduese tepër të fuqishme.

Receta kundër reumatizmit, zmadhimit të mëlçisë, veshkave etj.

Merren 100 nga gjethet e thara të maresë dhe ziehen, derisa të marrin trajtën e çajit. Më pas, tretësirën e konsumojmë disa herë gjatë ditës, si edhe në ditët në vazhdim, nëse shqetësimet vazhdojnë.