MENU
klinika

Çudia!

Shkencëtarët me plan të ri për të luftuar ngrohjen globale: Zhdukja e diellit

10.12.2018 - 18:07

Shkencëtarët kanë ardhur me një ide të re e të frikshme për të luftuar ngrohjen globale: përdorimin e kimikateve për të zhdukur diellin.

Nëse neve do na duhet të bëjmë gjithçka në errësirë, ideja e re nuk e tregon shumë qartë.

Që kur bota nuk po bie dakord për reduktimin e emetimeve të CO2, pse të mos e trajtojmë problemin nga një perspektivë tjetër, pohuan shkencëtarët nga Harvardi dhe Yale.

Hulumtuesit kanë botuar kohët e fundit një studim, në të cilin thuhet se hedhja e sasive të mëdha të grimcave të sulfatit në stratosferën e ulët të Tokës për të zhdukur diellin mund të përgjysmojë efektet e ndryshimeve klimatike globale dhe sigurishtdo kushtojë më lirë.

Pavarësisht  entuziazmit mbi planin “hipotetik” dhe “shumë të pasigurt e ambicioz”, nuk ka asnjë garanci nëse do i bëjë gjërat më mirë apo do çojë në një katastrofë globale.

Ekziston një mungesë e informacionit në lidhje me zhdukjen e diellit’.

Në vend të kësaj, në studimin e botuar në Environmental Research Letters diskutohen kostot potenciale dhe teknologjitë e nevojshme për të realizuar planin ambicioz.

Hulumtuesit diskutojnë mbi një sërë mënyrash të mundshme për të realizuar projektin duke përdorur aeroplanë, balona, madje edhe armë të mëdha për hedhjen e kimikateve në yllin më të madh në botë.