MENU
klinika

Pikëpamje

“Shqiptarët” sipas Xhorxh Fred Uilliamsi

10.12.2018 - 12:20

“Ba! Shikoni këta barbarë!” – ka thirrur çdo tiran që ka shtyrë në fatkeqësi viktimën e vet, por më në fund e ka parë të pamundur ta bëjë skllav. Historia e dhembshme e Shqipërisë nuk i është treguar popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo ka qenë zhdukur në vendin e Bajronit dhe të shteteve të mëdha, të cilët kanë vendosur të zhdukin nga faqja e dheut këtë popull heroik.

Në sallat e errëta të diplomacisë evropiane për shekuj me radhë ka qenë mbyllur e munduar fati i Shqipërisë.

Edhe tani me lot në sy dhe mjaft e dobësuar nga robëria dhe padrejtësia e shekujve, po nxjerr përpara duart thatanike për të kërkuar drejtësi dhe liri; por akoma më kot.

Po, shpërblimi i mëkateve është vdekja dhe kujdesi i drejtë i Perëndisë nxjerr përpara faktin që gjendja e keqe e sotshme e Europës rrjedh drejtpërsëdrejti po nga ajo politikë që e përdori për Shqipërinë.

Megjithëqë në mënyrë të përmbledhur, propozoj që ta them unë këtë ndodhinë, të përshkruaj tokën, origjinën, gjuhën, zakonet dhe historinë e këtij populli, intrigat e Europës për ta mbajtur këtë popull skllav të Turqisë, mundimet dhe kërkesat e drejta të tij për liri dhe independencë, dhe më në fund se si Amerika mund të ndihmojë duke i prirë këtij kundrejt të drejtave të tij.

Toka e shqiptarëve

Vlora ishte një pjesë e vogël e kësaj toke, prej së cilës ata që shkelën Shqipërinë krijuan emrin Albania në të XI-tin shekull. Emri i vërtetë i kësaj toke Shqipëri dhe popullit “Shqiptar”, që d.m.th. toka dhe bijtë e shqipes.

Shqipëria në mes të Malit të Zi dhe të Austrisë nga Veriu, të Serbisë nga Lindja dhe të Greqisë nga Jugu, shtrihet gjatë bregut italian, ku qytetet dhe limane prej Brindisi deri në Venedik duket sikur duan të thonë se janë kryenaltë me përparimin dhe lumin e tyre përpara anës së detit të shkretë të fqinjës së vet.

Si në Jug, ashtu edhe në Veri të Shqipërisë, ka limane të bukura dhe liqenj të mëdhenj e të mrekullueshëm. Buna e Drinit dhe liqeni i Shkodrës, të cilët janë tani pothuaj të pavozitshëm, duhet që nëpërmjet tyre të zhvillohej një tregti e madhe e përgjithshme.

Katër limane të tjerë gjatë bregut shqiptar janë pa mole dhe pa farë përmirësimi. Lumenjtë janë të mbushur e të pavozitshëm; pyje të mëdhenj po kalben në baltë e moçale; fusha të mëdha e pjellore shërbejnë vetëm si një kullotë e dobët për tufat e dhenve të një race shumë të dobët; i vetmi plug është parmenda e drurit e antikitetit roman.

Minierat e punuara prej romakëve dhe venecianëve janë zhdukur nga pamja dhe nuk dihet fare ku janë; përveç Via Egnatia, një tregim i okupacionit roman, nuk ka rrugë; rryma ujërash të mëdha shkojnë kot, nuk ka asnjë central elektriku, nuk ka bankë, shumë pak të holla, asnjë zyrë postare të vendit, veç atyre të huaja, shumë pak gazeta dhe libra, shumë rrallë një lloj makine, edhe nuk ka qeveri të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët