MENU
klinika

Këshilla

Si të kujdesemi për flokët në dimër

07.12.2018 - 20:34

Sezoni i dimrit është shpesh shqetësues për flokët.

Ai mund të shkaktojë dëme, duke qenë se temperaturat e ftohta jashtë, të kombinuara me temperaturat e ngrohta në shtëpi, mund të shkaktojnë tharje të kokës dhe njëkohësisht të lëkurës.

Kujdesi i duhur për flokët në dimër

Ju duhet t’i përgatisni flokët tuaj për fillimin e dimrit. Është e këshillueshme përdorimi i një shampoje me efekt riparues për flokë dhe një maskë hidratuese për të shmangur tharjen. Pra, zgjidhni produktet e duhura që nuk përmbajnë vazelinë: shampoo hidratuese dhe të pasur me proteina. Maska ushqyese duhet aplikuar sidomos te majat e flokëve.

Këshillat:

Para së gjithash, një rregull që vlen për gjithë vitin: mos e teproni me përdorimin e shampos. Produkti nga i cili nuk duhet të hiqni dorë është balsami, që shërben për të mbajtur flokët të hidratuar, e në këtë mënyrë i mbron.

Rregulli i dytë, pas larjeve, kur flokët janë ende të lagur, evitoni përdorimin e furçës. Mekanizmi ideal për të disiplnuar flokët është krëhëri klasik me dhëmbë të mëdhenj, që çliron flokët nga ngatërrimi pa i dëmtuar.

Rregulli i tretë: sa më pak të djegura, aq më shumë të shëndetshëm. Nxehtësia e piastërs e vë në një sfidë të vështirë shëndetin e qëndrueshëm të flokëve tuaj, në këtë mënyrë edhe në dimër duhet  ti lëmë të thahen në mënyrë natyrale sa më shumë të jetë e mundur. Tharësen duhet ta përdorim vetëm nëse do të dalim nga shtëpia në mënyrë që të mos ftohemi.

Dhe kur nuk mund të heqim dorë nga tharësja, le të vendosim temperatura të ulta, duke i tharë flokët që nga rrënjët deri tek majat, duke aplikuar në ta ndonjë produkt të cilësisë së lartë për ti mbrojtur dhe hidratuar njëkohësisht.