MENU
klinika

Provojeni!

Si të kuroni sëmundjet me shurup pjeshke!

11.12.2018 - 15:22

Fruti i pjeshkës është shumë i shijshëm. Prej tij përftohet një shurup shumë i mirë që kuron ethet dhe shuan etjen. Gjithashtu, ai është një rigjenerues i mirë i mëlçisë. 

Fruti i pjeshkës përmban shumë vlera ushqyese si: vitaminë C, B1, B2, PP, rreth 10% sheqer, acide organike, pektinë etj. Ai mund të përdoret i freskët ose i përpunuar në formë kompostoje. Mirë është që pjeshka e freskët të konsumohet para ushqimit.

Në mjekësinë popullore, veç frutit të pjeshkës përdoren edhe gjethet, lulet dhe farat e saj. Gjethet shfrytëzohen në formë çaji, për forcimin e mëlçisë dhe lukthit, si dhe sëmundjet e organeve të frymëmarrjes. Të gjitha pjesët e bimës së pjeshkës kanë shije të hidhur, për shkak të acidit cianhidrik që përmbajnë.

Ja disa prej përdorimeve të pjeshkës:

Sëmundjet e barkut

Lulet e pjeshkës mblidhen dhe thahen në hije. Pasi të jenë tharë, thërmohen mirë dhe ruhen në vende të freksëta e pa lagështirë. Për çdo përdorim, merret një majë luge nga pluhuri i përgatitur dhe vendoset të ziejë, në një litër ujë. Çaji i përftuar rekomandohet kundër dhimbjeve të barkut, kolitit, kundër hemorragjive dhe hemorroideve. Gjithashtu, në formë gargare kuron mjaft mirë bajamet.

Kurimi i majasellit

Për këtë recetë duhet të merren farat e 40 pjeshkave të pjekura mirë dhe kavërdisen si kafe. Masa e përftuar shtypet mirë derisa të bëhet një pluhur i imët. Një pjesë e këtij pluhuri zhytet në vaj ulliri dhe përgatitet një pomadë, që përdoret për lyerje nga jashtë. Pjesa tjetër e pluhurit përzihet me 1 kg mjaltë, 9 të verdha vezësh dhe 30 gr lule squfuri. Nga ky ilaç, i sëmuri merr tri herë në ditë, nga një lugë gjelle.

Kurimi i bronshitit

Lëvorja e degëve të pjeshkës ka veti regjëse dhe përdoret me efekt në nxjerrjen e gëlbazave nga bronket. Në këtë rast, përgatitet një çaj me lëvoret e degëve të pjeshkës. Çaji përgatitet duke marrë 50-70 gr lëvore degësh, të cilat zihen në çerek litri ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pihet për disa ditë rresht, nga një filxhan çaji.

Gjakderdhja

Gjethet e pjeshkës përdoren për parandalimin e rrjedhjes së gjakut nga plagët. Në këto raste këshillohet të merret një grusht gjethesh pjeshke. Ato pastrohen mirë, shtypen bashkarisht me kripë dhe vendosen mbi plagë.

Sëmundjet e mëlçisë

Merren 30 gr lule pjeshke dhe ziehen me gjysmë litri ujë të valuar ose me qumësht. Ena mbulohet për 10 min pastaj kullohet. Konsumohet 3 herë në ditë, nga 1 gotë.