MENU
klinika

Producenti amerikan

Si u bë pasaniku më i madh i kohës së tij?

24.12.2018 - 17:11

Howard Robard Hughes, Jr. lindi më 24 dhejtor, 1905 dhe vdiq më 5 prill, 1976. Ishte një manjat i biznesit, ndërmarrës, investitor, pilot, inxhinier i aeronautikës, shpikës, regjisor-producent dhe filantrop amerikan. 

Gjatë jetës së tij, ai njihej si pasaniku më i madh i vetë-bërë në botë. Si një manjat rebel i filmit, Hughes fitoi njohje në Hollywood nga fundi i viteve 1920, duke bërë filma me buxhet të madh dhe shpesh të debatueshëm si ‘The Racket’ (1928), ‘Hell’s Angels’ (1930), ‘Scarface’ (1932), dhe ‘The Outlaw’ (1943).

Hughes formoi ‘Hughes Aircraft Company’ në vitin 1932, duke punësuar një numër të madh të inxhinierëve dhe dizajnerëve. Ai e kaloi pjesën tjetër të viteve 1930 me vendosjen e disa rekodeve botërore të shpejtësisë në ajër dhe duke ndërtuar ‘Hughes H-1 Racer dhe H-4 Hercules’. 

Ai gjithashtu e bleu dhe e zgjeroi ‘Trans World Airlines’ (TWA, më pas u ble dhe u bashkua me American Airlines) dhe e bleu ‘Air West’, duke e riemëruar atë në Hughes Airwest. Hughes Airwest më vonë u ble dhe u bashkua me ‘Republic Airlines’.

Hughes është raportuar se ka vdekur më 5 prill, 1976, në 1:27 të mbrëmjes, në bordin e një avioni të zotëruar nga Robert Graf dhe i pilotuar nga Jeff Abrams.

Ai ishte rrugës nga Acapulco Fairmont Princess Hotel në Meksikë për në Spitalin Metodist në Houston, Texas. Teori të tjera tregojnë se ai vdiq në fluturim nga Freeport, Grand Bahama, në Houston

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit