MENU
klinika

Foto: Si ishin dhe si janë!

Leo, Johnny, Brad/ Dikur ishin shokë, ndërsa sot…

28.11.2018 - 19:09

Hollywood-i është i mbushur me aktorë dhe aktore tashmë të famshëm për shkak të filmave të tyre që kanë lënë gjurmë në kinematografinë botërore.

Ka edhe të tillë që janë bërë të njohur prej paraqitjes së jashtme (më shumë femrat) apo reklamave që kanë realizuar, por këta tre, “tre muskëtierët” e hollywood-it, duket se janë bërë të njohur për të gjitha arsyet që janë përmendur më sipër.

Johnny Depp, i lindur më 9 qershor 1963, plot 55 vjeç, më i vjetri në moshë ndër të tre, ka realizuar rreth 65 filma gjatë karrierës së tij. Mund të thuhet me plot gojën dhe me shumë bindje se është një ndër aktorët e pakët në perandorinë hollivudiane që ka luajtur filma të zhanreve të ndryshëm.

Në listën e realizimeve të tij mund të gjejmë filma aksion, dramë, komedi, thriller, fantashkencë, horror, filma për fëmijë, çdo gjë. Çdokush, çfarëdo moshe të ketë mund ta gjej veten të apasionuar pas këtij aktori, në zhanrin që ai preferon.

Filmin e parë “A nightmare on Elm Street” e ka realizuar në vitin 1984 kur ishte vetëm 21 vjeç. Pastaj vazhdoi me “Private Resort” (1985), “Platoon” (1986) etj. Filmat e parë mund të thuhet se nuk nxorrën gjë në dritë për Depp, deri në vitin 1990 ku luajti mrekullueshëm në filmin thriller-fantazi “Edward Scissorhands” (Eduard Duargërshëra).

Bashkëpunimi i parë dhe i vetëm me Leonardo DiCaprion (11 nëntor 1974) do të vinte në vitin 1993 në filmin “Whats Eating Gilbert Grape” (Çfarë po ha Gilbert Grape), kur Leo ishte vetëm 19 vjeç. Për Leo DiCaprion ky ishte filmi i tretë, pasi në vitin 1991 realizoi filmin “Critters 3” dhe në 1993 “This Boy’s Life”.

Johnny Depp në këtë film ishte në rolin e vëllait të madh të DiCaprios, i cili ishte me aftësi të kufizuara. Një interpretim mbreslënës i DiCaprios, i futur 100% në rol, thua se ishte vërtet me aftësi të kufizuara. Ky bashkëpunim i bëri ata “vëllezër”, por duket se me kalimin e viteve kjo gjë nuk ngeli vetëm brenda kornizës së punës, por edhe në jetën reale.

Ndërkohë, Brad Pitt (18 dhjetor 1963)  filmin e tij të parë “Hunk” e realizoi në vitin 1987 dhe fatkeqsisht deri në vitin 1994 kur erdhi me filmin “Interview with the vampire”, ishte pothuajse i panjohur. Mund të thuhet që 16 filmat e tij të parë ishin një dështim pasi nuk bënë ndonjë “boom”.

Edhe filmi ‘Intervistë me një vampir’ nuk ishte një ‘bombë’, por mund të themi që e futi disi Bradin në lojë. Në 1995 me filmin “Seven” po ashtu.

Johnny Depp realizoi dy filma njëri pas tjetrit, “Nick of Time” në vitin 1995 bashkë me Cristropher Walken dhe “Donnie Brasco” në vitin 1997, me të madhin Al Paçino. Tashmë, në krah të Paçinos, në një filmat më të realizuar të kohës, karriera e Johnny dukej e gjatë dhe premtuese.

Ishte aktor kryesor bashkë me yllin e kinematografisë i cili tashmë ishte bërë legjendë pasi kishte realizuar triologjinë ndoshta më madhështore në botën e kinematografisë, “Godfather I,II,III” si dhe filmin që e bëri atë të “pavdekshëm” në mendjen e njerëzve “Scarface” (Njeriu me shenjë), një film thriller, por që në thelb i dedikohej Al Kapones, pasi atij i thërrisnin ‘Njeriu me shenjë’, duke qenë se kishte një vragë në fytyrë.

Ndërkohë, në 1997 Leo Dicaprio realizoi filmin “Titanic”, film që e bëri dhe atë një yll kinemaje në sytë e publikun anëembanë botës. Një film sa romancë, dramë, aq edhe tragjik. Një nga historitë më të bukura të dashurisë që nuk pati një fund të lumtur, e ngjashme me atë të Romeos dhe Zhuljetës.

Duket se viti 1997, shumë i errët për ne shqiptarët, për këta “3 muskëtierë” ka qenë i sukseshëm. Brad vjen me filmin “Seven years in Tibet”.
Më pas në 1999 realizoi kryeveprën “Fight Club” dhe në vitin 2001 bashkë me Julia Roberts luajtën në filmin “The Mexican”.

Në vitin 2001 Johnny Depp bashkë me Penelope Cruz shkëlqyen në filmin “Blow”, ku Depp ishte në rolin e një emigranti që filloi të shiste sasi minimale marijuane dhe përfundoi duke bërë kontrata miliona dollarëshe me Pablo Escobarin. Film i bazuar nga jeta reale dhe dedikuar një nga trafikantëve më të mëdhenj Jorge Yang.

Nga viti 2000-2006 Leo DiCaprio realizoi një seri filmash që patën një sukses të madh në publik si: “The beach”, “Catch me if you can”, “Gangs of New York”, “The Aviator” apo “Blood Diamond”.

Në vitin 2003 për Johnny Depp filloi një “epokë e re” në industrinë e filmit, ‘Piratet e Karaibeve’. Seria e dytë doli në vitin 2006, tjetra në 2007, më pas në 2011 dhe e fundit në vitin 2017. Johnny Depp kërkoi dyfishim të pagës për filmin e fundit të Piratëve të Karaibeve dhe e mori vetëm sepse filmi nuk do të kishte kuptim pa të. Ai tashmë kishte lënë shenjën e tij, e kishte brenduar atë film. Ndryshe Johnny quhet edhe ‘Pirati i Hollivudit’.

Nuk duhet harruar bashkëpunimi mëse i suksesshëm i Johnny me Angelina Jolie në filmin “Tourist” (2010).

Në vitin 2004 filmi Troja ishte “Helena” e Brad Pit-it. Në rolin e Akilit ai u tregoi të gjithëve që nuk ishte një aktor i thjeshtë, siç nuk ishte Akili thjesht një njeri. Brad Pitt u bë tashmë një “mit’. 

Suksesi i tij vazhdoi në 2006 me ‘Babel’, në 2008 me “The Curious Case of Benjamin Button”, në 2009 me “Inglourious Bastards” dhe në 2011 me “The Tree of Life” dhe “Moneyball”. Në 2013 fitoi Oscar në filmin “12 Years a Slave”. Në viin 2015 bashkë me Angelina Jolie luajtën mrekullueshëm në filmin “By the Sea” por nuk pati ndonjë jehonë të madhe për publikun.

Edhe për Leon sukses ishin filmat e vitit 2010 “Shutter Island” dhe ‘Incepsion’, “J Edgar” në 2011, “Django Unchained” në 2012 dhe superfilmi i bazuar në romanin e F. Scott Fitzgerald “The Great Gatsby”.

Po të njejtin vit, në 2013, Leo me të madhin Martin Scorsese nxorrën filmin “The Wolf of Wall Street”, që mes polemikash dhe kritikash të shumta për skenat e tij të tepruara erotike, u prit nga publiku si një ëmbëlsirë pas mishit të pjekur me shumë kripë. DiCaprio shkriu gjithë talentin dhe eksperiencën e tij në këtë film, me shpresën se do të rrëmbënte një Oscar që po e kërkonte me shumë ngulm prej kohësh, por jo. Oscarin e mori në 2015 me filmin ”The Revenant”.

E mori apo ia dhanë pasi duhet t’ja jepnin me “patjetër” ky është një debat i madh.

Nga viti 2011 deri në 2015 u ndje mungesa e filmave cilësorë nga Johnny Depp madje po merrte shumë kritika pasi nuk po nxirrte asnjë film që mund të quhej i sukseshëm.

Në 2015 “goditi” me “Black Mass, në një interpretim të mirë mund të themi, por përsëri nuk i “ngopi” kritikët. Në 2017 siç është përmendur më sipër realizoi filmin e 5-të ‘Piratet e Karaibeve’ si dhe “Murder on the Orient Express”.

E trishtueshme është që ky aktor i madh nuk posedon ende një çmim Oscar, pas aq shumë sa ka dhënë për kinematografinë.

Pas bashkëpunimit shumë vjet më parë me Leo Dicaprion në filmin “Whats Eating Gilbert Grape”, tani në vitin 2019 Brad do të bashkëpunojë me të në filmin që pritet të jetë qershia mbi tortë e kaq shumë viteve punë “Once Upon a Time in Hollywood”.

Aty do të tregohet më mirë dhe më bukur historia e këtyre tre “djemve muskëtierë”.

 

Nga F.Rista

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


56 vjetori i Demi Moore

Braktisi shkollën 16 vjeçe dhe…


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit