MENU
klinika

Nga The Economist

Siria ka nevojë për Rusi, jo për Amerikë…

28.12.2018 - 10:16

Fundi i hegjemonisë amerikane…

Në vitin 1972 Anwar Sadat dëboi këshilltarët ushtarakë sovjetikë nga Egjipti, duke i “hapur rrugë” dominimit amerikan në Lindjen e Mesme për disa dekada.

Në vitin 2013, Presidenti Barak Obama hoqi dorë nga hegjemonia e Amerikës kur nuk pranoi të ndërmerrte masa ushtarake kundër përdorimit të gazit helmues nga Siria dhe më vonë kërkoi një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Donald Trump, përkundrazi, ka hedhur raketa në Siri dhe ka vënë Iranin në rrezik. Por, mes zgjedhjeve për të shtypur armiqtë apo për tu tërhequr krejtësisht, instinkti do të vendosë.

Ndonjëherë ngjarjet, këshilltarët e tij ose politika e brendshme mund ta detyrojnë atë të ndërmarrë veprime.

Marrëveshjet e pjesshme mund të negociohen në Jemen, Siri dhe Libi, por nuk do të mundin t’I japin fund luftrave. Sanksionet e Amerikës kundër Iranit nuk do të largojnë regjimin e saj, dhe do të tensionojnë edhe më tepër marrëdhëniet. Xhihadistët do të shfrytëzojnë çdo hapësirë ​​për t’u rikrijuar.

Kështu, rreziku i luftërave të reja do të jetë gjithnjë prezent në vitin 2019.

Shpërthimi i një avioni spiun rus në shtator, nga sirianët që synonin izraelitët, ishte një paralajmërim se si gjërat mund të shkojnë keq kur kaq shumë luftra të ndryshme në të njëjtin vend.

Një nga rreziqet është lufta kundër Izraelit kundër Iranit dhe aleatëve të saj, sidomos Hezbullahut. Një tjetër është Turqia në luftën kundër forcave siriane (dhe aleatëve të tyre rusë dhe iranianë) nëse ata përpiqen të rimarrin enklavën e mbajtur nga rebelët e Idlibit.

Vrasja makabre në tetor të Jamal Khashoggi, një gazetar në mërgim, e ka dobësuar Mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe djalin e tij, Muhammedit, tek i cili janë shpresat për reforma sociale dhe ekonomike. Kjo mund të çojë në represion më të madh, dhe të thellojë luftën e ftohtë të vendit me Katarin dhe Turqinë.

Në të vërtetë, Rusia do të shihet gjithnjë e më shumë si fuqi e domosdoshme në Lindjen e Mesme. Duke ndërhyrë në Siri në vitin 2015, Rusia shpëtoi regjimin e Bashar al-Assad. Ajo ka treguar se do të qëndrojë pranë aleatëve të saj, pavarësisht gjithçkaje.

Rusia është vendi i vetëm që gëzon marrëdhënie miqësore me të gjithë aktorët kryesorë rajonalë, mes tyre Izraeli, Turqia dhe Irani. Çelësi i çdo zgjidhjeje në Siri do të jetë në duart e Rusisë, e jo Amerikës.

Arabia Saudite ka bashkëpunuar me Rusinë për të menaxhuar prodhimin e naftës. Rusia siguron mbrojtje kundër indiferencës amerikane.

Kina gjithashtu, si blerësja më e madhe e naftës së Gjirit, ka një interes jetik për sigurinë e rajonit. Por ajo do të lërë që problemet politike apo të sigurisë t’i zgjidhë Amerika, ose nëse jo Amerika, Rusia…/konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i konfliktit shtatëvjeçar?

Erdogan: Do ta pastrojmë Sirinë nga kurdët dhe IS