MENU
klinika

Protesta kundër tarifave

Studentët në protestë, pas Tiranës vjen edhe Durrësi

06.12.2018 - 09:02

Studentët e Universiteteve Publike pritet të protestojnë edhe sot para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.

Studentët kanë bojkotuar mësimin, ndërsa marshimi nis në oren 09:30 për t’u grumbulluar me pas në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit.

Përvec Tiranës, protestohet edhe në Universitet e Durrësit, Elbasanit dhe Korcës.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.

Njoftimi i studentëve të Universitetit të Durrësit:

Nesër (sot) date 06.12.2018, ora 11:00 ne kampusin e ri Universitar, Spitall te gjithe studentet ne kembe per të drejtat e tyre.

1. Pergjysmim i Tarifave. 2 heqje e tarifave shtese. 3. Permiresim i kushteve te universiteteve 4. permirsim i kushteve neper konvikte. 5. Jo favorizim per perfitime personale.

Edi Rama poshtëroi sërisht studentët duke i cilesuar si ngelësa. Ne nuk jemi ngelësa por të rinj që përpiqemi me mish e me shpirt per te mesuar. Prinderit tane marrin para borxh per te paguar tarifat dhe çmimet e rritura. Për të paguar qera shtëpish e ushqime pasi ka mbyllur shumë degë të universiteteve e rretheve.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:
Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).