Për shkak se sot mbahet seanca plenare, studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ditën e saj të 16-të përpara Kuvendit. Studentët këmbëngulin që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre.
Raportohet se ka prezencë të shtuar të policisë përgjatë perimetrit rrethues të Parlamentit.
Gjithashtu studentët kanë vendosur një foni afër Kuvendit dhe kanë marrë fjalët të gjithë me radhë për të folur. Protestës priten t’i bashkohen edhe studentë të tjere të ardhur nga rrethet.
Studentët shprehen se do të vazhdojnë protestat edhe në janar nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa e kanë konsideruar si manovër për të shuar protestën e tyre paktin për Universitetin të propozuar nga qeveria.
“Takimet e Ramës janë të shtirura. Shiten sikur bëhet takim me studentët, pasi studentet nuk pranojë dialog. Studentët e thanë edhe para Ramës se nuk ka dialog. Pakti për Universitetin, mendoj se janë manovra për të shuar protestën. Bojkoti do vazhdojë edhe në janar. Do qëndrojmë deri sa të marrim zgjidhje për kërkesat tona”- thotë një student.
Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm.