MENU
klinika

Përmbushja e kërkesave

Studentët ultimatum qeverisë: Afat deri të martën

09.12.2018 - 10:18

Pavarësisht se është fundjavë dhe kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, studentët do të protestojnë sërish sot para Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.

Në ditën e gjashtë të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Protestës në i janë bashkuar edhe studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të cilët kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.

Studentët kanë nisur marshimin e tyre në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa janë shprehur se qeveria ka afat deri të martën për të plotësuar kërkesat e tyre.

protesta ne shkoder 1
protesta ne shkoder 1

“Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë dhe qeverise të njëjtat kërkesa me 8 pika. Deri të martën është ultimatumi dhe të martën është protesta më e madhe e parë ndonjëherë”– tha një nga studentët.

Studentët shprehen se nuk pranojnë asnjë negociatë pa u plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

KËRKESA E PLOTË E STUDENTËVE

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla

Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%. 3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

protesta ne shkoder
protesta ne shkoder

PËRGJIGJIA E MINISTRES NIKOLLA:

Të nderuar studentë,

Në përgjigje të kërkesës suaj, nr 12520, datë, 07.12.2018, bashkëlidhur ju informojmë se:
Lidhur me pikën 1, 6 dhe 7 të kërkesës, për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë edhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës, me përfaqësues të këshillave studentore, MASR dhe institucioneve publike të arsimit të lartë.

Lidhur me pikat 2 dhe 3 të kërkesës, konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshime ligjore të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve, të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.
Lidhur me Pikën 4 dhe 5 të kërkesës, sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të lartë të tretë të studimeve përfshirë edhe gradën shkencore ‘Doktor’ tashmë është e garantuar ligjërisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesëse, sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019, të gjithë studentët do të jenë të pajisur me kartën e studentit.
Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas cdo formati të propozuar nga ju të gjitha cështjet e ngritura.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!