Sot është dita e 13-të e protestave studentore dhe ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të tyre nëse kryeministri Rama nuk do t’i pranojë 8 kërkesat që studentët ia kanë kërkuar.
Sot studentët e bashkuar nga të gjithë fakultetet, marshuan drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe ngritën një podium përballë Kryeministrisë.
Studentëve të universiteteve të Tiranës i janë bashkuar edhe studentë nga universitetet e rretheve. Në podiumin e ngritur përballë kryeministrisë foli edhe një student i verbër.
“Me këtë arsim që kemi ne sot, i bie të rrimë pa shkollë, por të gjithë bashkë më të bashkuar se kurrë nuk duhet ta lëmë atë me dinakëritë e veta që të na përçajë.
Duke dashur mos t’i dal përballë, jo nga frika e përballjes por se nuk dua , dua thjesht t’i bëj një pyetje kryeministrit.
Ku ndryshon dialogu nga negociata, përpos propagandës që bën ti. Është turp për ty që vazhdon me show. Të të vijë zor që je në kryeministri, por ti e ndjen që po të merret fryma e po të ikën zëri,” tha ai.