MENU
klinika

Banka Botërore: Është 15%

“Tarifa” e korrupsionit me rrugët

03.12.2018 - 13:05

Banka Botërore arrin në përfundimin se kostot e ndërtimit të rrugëve rriten me 15% në vendet me korrupsion të lartë.

Ndërkohë që debati për projektet e mëdha të investimeve në rrugë ka arritur majën, studimet e Bankës Botërore tregojnë se, në vendet si Shqipëria, niveli i lartë i korrupsionit e shtrenjton ndjeshëm faturën e ndërtimit të rrugëve.

Sipas Indeksi të Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International, Shqipëria është në vendin e  91-tët në botë, ndër 180 ekonomi të marra në analizë. Për vitin 2018, ky indeks shënoi një përkeqësim në krahasim me vitin e kaluar, ku Shqipëria renditej e 83-ta në botë.

Qeveria shqiptare ka miratuar projekte të partneritetit publik privat në vlerën e më shumë se dy miliardë euro. Në pjesën dërrmuese, këto projekte lidhen me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e akseve të rëndësishme rrugore. Projektet kanë ngjallur akuza të ashpra nga opozita dhe grupet e interesit, për shkak të kostove të larta me të cilat do të ngarkohet buxheti i shtetit nga ndërtimi i tyre.

Qeveria justifikohet me faktin se këto projekte janë të një kategorie të paaplikuar më parë në Shqipëri, megjithatë, fakt është se kontratat nuk janë transparente, ndërsa vetë mekanizmi i PPP-ve gjeneron edhe kosto shtesë. Veç kostos së ndërtimit dhe fitimit të firmës, ajo përfshin edhe interesat e kredive bankare që do të merren për ndërtimin e tyre.