MENU
klinika

Propozimi i KLSH-së

Të ngrihet Agjencia Antikorrupsion

15.12.2018 - 12:10

Raportet e ndryshme nga institucione vendase apo ndërkombëtare flasin për nivel të lartë korrupsioni dhe inefiçencë të institucioneve në luftën ndaj tij. Për këtë shkak, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka propozuar krijimin e një Agjencie Kombëtare Antikorrupsion.

Nisma është bërë publike nga Drejtoresha e Përgjithshme e KLSH, Lindita Milo Lati, gjatë një takimi ku morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme në vend, nga Bashkimi Evropian e nga Transparency International.

Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian theksoi se perceptimi i publikut ashtu si dhe sondazhet flasin për nivele të larta korrupsioni.

Ai përmendi disa prej sektorëve që kanë shënuar përmirësim në këtë drejtim, ashtu si dhe ata që mbeten problematikë, ndërkohë që përshëndeti krijimin e KLGJ dhe KLP.

IDM, një prej bashkëorganizuese të takimit solli në vëmendje disa sondazhe që sjellin një perceptim shumë të lartë të publikut për nivelet e korrupsionit, duke nënvizuar se mekanizmat aktualë janë tërësisht nën kontrollin e Qeverisë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarohet ambasadori amerikan

‘Ka ardhur koha të luftohet korrupsioni’

Banka Botërore: Është 15%

“Tarifa” e korrupsionit me rrugët