MENU
klinika

Risia

Telefoni i parë me Snapdragon 855

20.12.2018 - 16:23

Lenovo është njohur më shumë për telefonë të nivelit mesatar, si dhe për nën-kompaninë e vet, Motorola.

Por tani ka hyrë në treg me një telefon të fuqishëm, Z5 Pro GT, i cili do të jetë i pari që do të ketë procesor Snapdragon 855 kur të hidhet në treg në Kinë, më 24 janar.

Ende nuk dihet nëse do të shitet edhe nëpër botë, por telefoni ka një çmim prej 640 dollarësh, dhe ofron 12 GB Ram, 512 Rom, ekran 6.39-inch (2,340 x 1,080) OLED, bateri 3,350mAh, si dhe kamera 16MP dhe 24MP).