MENU
klinika

Deklarata e Nikollës

Tërhiqet qeveria/ ‘Shfuqizohet VKM për provimet e mbartura’

06.12.2018 - 13:24

Protesta e studentëve ka zmbrapsur qeverinë duke shfuqizuar që sot VKM për provimet e mbartura.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka folur para mediave dhe ka bërë të ditur vendimin. Ajo iu ka kërkuar drejtuesve të universiteteve të zgjidhin problemet e tjera që kanë studentët.

Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAs që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit.

Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës. Qeveria do të heqë dorë nga tarifimi i provimeve të bartura. VKM shfuqizohet që sot”, tha Nikolla.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë).