Drejt Tiranës janë nisur studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” për të vijuar protestën e tyre.
Që nga sot protesta e studenteve të Universitetit të Shkodrës do të jetë në Tiranë bashkë me pjesën tjetër ndërsa nisja do të bëhet çdo ditë në ora 9:00 tek teatri “Migjeni”.
Studentët i bënë thirrje qytetarëve që t’i ndihmojnë më shuma monetare për t’iu mundësuar rrugëtimin atyre.
Sakaq edhe nga rrethet e tjera të vendit, nga Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra, dhjetra studentë në grupe, janë nisur drejt kryeqytetit ku do t’u bashkohen bashkeëmoshatarëve të tyre, për të protestuar për të njëjtën kauz e për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të parashtruara me herët.