Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i pranishëm në seancën e sotme plenare,nuk ka kursyer akuzat ndaj mazhorancës për aferën e Unazës së Madhe lidhur me skandalin më të fundit të publikuar nga partia e tij dhe favorimeve të pretenduara ndaj Edmond Begos.
“Me këto amendamente mbyllet hapësira me të cilën ju menduat se mund të anashkaloni ligjin për dekriminalizimin.
E keqja më e madhe janë drejtuesit e grupit parlamentar, me në krye Edi Ramën që i hapi portën nga brenda institucioneve demokratike duke i lejuar kriminelëve të penetrojnë. Sepse Rama e ka dizajnuar këtë plan për ti futur brenda. Ata i sjellin votat.
Ndërkohë që këtyre i vini barrirën i këtyre njerëzve, Edmond Begos i hiqni traun. Bëni mirë pranoni ftesën e Komisionit të Venecias, i hapim rrugë ligjit për Vettingun e politikanëve. Të mos thotë njeri që shporruni partitë dhe t’i hapet rrugë studentëve”, u shpreh ai.