MENU
klinika

Banorët e Astirit

Unaza e Re/ Basha: Skandaloze, Rama do zhvendosë projektin

23.12.2018 - 18:21

Banorët e Unazës së Re po protestojnë në ditën e tyre të 51-të të protestës kundër shembjes së shtëpive dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Re.

Në mbështetje të banorëve në protestë tek ona e Astirit, është edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Banorët tashmë prej 51 ditësh i bëjnë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga projekti dhe të rishikojë pozicionin e tyre.

Basha tha se është detyrë e opozitës që të jetë në krah të banorëve dhe shtoi se në Tiranë po ndodh ajo që s’ka ndodhur që nga Roma e Lashtë, zhvendosja e lumit të Lanës.

Kreu i PD-së tha se Rama e Veliaj ndryshuan rrjedhën e lumit Lana për një trafikant. Shteti sipas Bashës, sot i shërben oligarkëve dhe jo qytetarëve, si dhe po funksionon si një institucion hajdut.

Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar. Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale.

Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut.

Këtë javë është zhvilluar një betejë qytetare me të keqen. Dukej sikur kjo betejë nuk do fitohej, se Rama suli gangsterët. Por qytetarët i duruan të gjitha”, ka thënë Basha.

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri