MENU
klinika

Deklarata

Unaza/ Lame: Fajin e ka PD. E dinin që do zgjerohej dhe lejuan ndërtimet

04.12.2018 - 11:26

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese ka komentuar edhe ndërtimet në Unazën e Re.

Ai ka deklaruar se në zonën që preket nga Unaza e Re janë bërë edhe legalizime abuzive.

“Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale dhe legalizimet e bëra në kohe janë të rregullta. Nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik- shtator 2013, pra që kishin lënë vulën.

Edhe brenda saj duke e ditur shumë mirë që Unaza do zgjerohej nuk e kishin publikuar këtë projekt të gjerë dhe ky moslajmërim i njerëzve bëri që të krijohej shtegu i ndërtimit por dhe me atë shtrat të Unazës që parashikon”, u shpreh ai.