MENU
klinika

TOB në Pallatin e Kongreseve

Valsi vienez vjen në fundvit më madhështor se kurrë

22.12.2018 - 12:00

Më 28 dhjetor, në skenën e Pallatit të Kongreseve do të mbyllë vitin e saj artistik Teatri i Operas dhe i Baletit me mbrëmjen gala ‘’Alles Walzer’’.

Në këtë mbrëmje do të ketë një program të larmishëm midis baletit klasik dhe modern ku balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit, si dhe solistë interpretues do të sjellin valsin vjenez në melodi të njohura dhe të përzgjedhura me koreografi të Renato Zanellas, që bashkëpunon prej shumë vitesh me Vjenën.

Në muzikën e Mozart, Strauss dhe Lehar, dirigjuar për grand gala “Alles Walzer” nga Claudio Bushler më 28 dhjetor  do të paraqiten si kurrë më parë  grand gala për publikun me kërcimin me kërcimin e mrekullueshëm të valsit.

Ledia Sulaj soliste më të njohura të TOB shprehet se “Ne po zhvillojmë provat për mbrëmjen grand gala “Alles Walzer” dhe jemi të gjithë si trupë baleti, por dhe solistët dhe kori i TOB.

Do ketë valse vjeneze, por dhe koreografi me stil pak të thyer, pak kontemporane”.  “Një gala magjike me valset dhe pjesët më të bukura të Strauss dhe autorëve të tjerë vjenezë”, shkruan TOB.

Balloja vjenezë ka një traditë të gjatë në Austri dhe sot ajo është më e dashur se kurrë në ambientet europiane. Si traditë fillon në shekullin e XIV e sot ka një shumësi prej 400 ballosh në vit në Vjenë të Austrisë.

Ajo njihet e preferohet edhe si një eksport i rëndësishëm ndërkulturor nga Vjena në vendet e shumta të Europës.

Ka qenë dhe një nga vallet e preferuara në ambientet kulturore shqiptare si dhe në ceremonitë e organizuara për festa nga intelektualet dhe drejtuesit politike.

Filli i tyre nis nga pjesë të shkurtra të muzikës qytetare të titulluara “lingler”. Në restorante tipike shoqëroheshin me ekzekutime të partiturave dhe pjesëve të veçanta muzikore për të dhënë sa më shumë ngrohtësi midis njerëzve.

U bë e udhës dhe u kultivua një traditë e tillë pas pëlqimeve të shumta, u bë e zakonshme që orkestra të luanin natyrshëm muzikë të tillë.

Shtrausi është një nga të preferuarit e kësaj tradite si në ambientet popullore për t’u ngritur deri në ambientet aristokrate.

Kjo mbrëmje organizohet si bashkëpunim i ngushtë kulturor midis TOB dhe Ambasadës Austriake në vendin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN